Akuzat e Frontit Europian për majorizim, Siljanovska: Absolutisht nuk mban ujë

Mandatin për përbërjen e re Qeveritare mund ta jap më herët dhe nuk e kam patjetër të pres afatin e fundit, thotë presidentja e shtetit Siljanovska Davkova Siç theksoi ajo, situata pas zgjedhjeve është e qartë dhe e pret që ai që ka shumicë të shkoj tek ajo dhe ta kërkojë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, përcjell TV21. Sa i përket akuzave të Frontit Europian për majorizim të pakicave, thotë se kjo akuzë nuk mban ujë dhe se është e logjikshme që ndonjëherë të jeni në pushtet e ndonjëherë në opozitë.

Marketing

“Absolutisht nuk mban ujë ajo akuzë, nuk e kuptoj çfarë do të thotë majorizim i pakicave. Nuk ka një gjë të tillë. Në zgjedhje ka një fitues. Qeveritë tona çdoherë, që nga e para në vitet e 90-ta e deri më sot kanë qenë multietnike, d.m.th. nuk mund të vërej majorizim. Kuptohet që zgjedhja bëhet sipas përcaktimit ideologjik, zgjedhja bëhet edhe sipas përcaktimeve programore, zgjedhja bëhet pas gjetjes se kush me kë do të arrijnë rezultate reformuese. Është e logjikshme që ndonjëherë të jeni në pushtet e ndonjëherë në opozitë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.

https://www.facebook.com/share/v/ziQPwK2mkWkcSbKc/?mibextid=oFDknk