Akuzë kundër një personi 27 vjeçar nga fshati Selemli për kultivim dhe shitje të marihuanës

Prokuroria Themelore Publike Veles ka ngritur akuzë kundër një personi 27 vjeçar nga fshati Selemli, Komuna e Bogdancit për vepër penale të bërë, prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore.

Marketing

“Pas bastisjes së kryer me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Gjevgjeli, më 23 maj të këtij viti, në shtëpinë e gjyshes së të akuzuarit, në dy lavatriçe të papërdorura janë gjetur katër qese najloni me drogë narkotike-marihuanë. Në oborrin e shtëpisë i akuzuari ka ruajtur 24 bimë të reja të llojit Cannabis të vendosura në gota dhe saksi të plastikës. Prokuroria konfirmoi se i akuzuari pa autorizim për shkak të shitjes ka mbajtur drogë – marihuanë me peshë të tërësishme prej 912,60 gramë dhe 24 bimë të reja Cannabis në vlerë prej tetë deri në 24 centimetra, me çka e ka bërë veprën penale me të cilën akuzohet”, kumtoi sot Prokuroria Publike.