Akuzë kundër një personi për prodhimtari dhe trafikim të drogës

Kundër një personi me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe franceze Prokuroria Publike e Shkupit ngriti aktakuzë për prodhimtari të paautorizuar dhe trafikim të drogave narkotike, ndërsa për shkak të rrezikut nga arratisja i është vazhduar masa e paraburgimit.

Marketing

“Personi ishte ndaluar në datën 14 të këtij muaji gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë në Aeroportin e Shkupit, pasi gjatë kontrollit doganor te ai ishin gjetur rreth 2,9 kilogram drogë narkotike – mariuhanë. Drogën e kishin gjetur nëpunësit doganor, në një çantë të zezë të cilën i dyshuari e kishte denoncuar si bagazh edhe atë të paketuar në tre paketime të veçanta”, kumtoi Prokuroria Publike.

Prokurori kompetent publik, së bashku me aktakuzën, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 dorëzoi edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke pas parasysh se ende ekzistojnë shkaqet për shkak të së cilave kjo masë fillimisht ishte përcaktuar, gjegjësisht ekziston rrezik nga arratisja e personit në çoftë se mbrohet në liri.