Akuzë për gazetarin “nxitës”

Propozim për ngritjen e akuzës për përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik është dorëzuar përmes një sistemi kompjuterik.

Marketing

Prokuroria publike e Shkupit dhe Gjykata Themelore Shkupi 1, sot ka dorëzuar aktakuzën kundër një personi për veprën penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, në bazë të nenit 394 alineja 1 të Kodit Penal.

Personi akuzohet se më datë 24.7.2018, nëpërmjet një sistemi kompjuterik, ka përhapur materiale ksenofobike duke promovuar urrejtje kundër një grupi në baza etnike. Gjegjësisht, i dyshuari si një figurë publike-gazetar nga profili i tij publik në një rrjet social publikoi një koment mbi zjarrin në gadishullin grek të Atikës, në të cilën ka pasur edhe viktima në njerëz. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtje ndaj një grup të caktuar etnik-grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues. Për këtë krim, sipas Kodit Penal, parashihet dënimi me burg prej një deri në pesë vjet.

Gjatë hetimit, prokurori publik dhe Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori i krimit kibernetik dhe mjeko-ligjor, siguroi një dokument digjital të detajuar në lidhje me veprimtarinë dhe profilin e përdoruesit në këtë rast të dyshuarit në rrjetin social dhe prova të tjera.
Sipas komunikatës, i dyshuari nuk dha deklaratë në prokurorinë publike sepse nuk ishte i pranishëm në adresën e tij në mënyrë që të pranonte ftesën.

Përveç kësaj, prokuroria ka pasur qasje në komentet e njerëzve të tjerë në tekstin e botuar të të dyshuarit, por vlerësohet se aspekti i drejtësisë penale ka baza për të vepruar vetëm kundër të dyshuarit, sepse statusi profesional i tij ka ndikuar në rrjetin social dhe ka nxitur reagime në publik.

Prokuroria, si një organ që ndjek kryerësit e veprave penale vlerëson mundësitë ligjore për veprim, faktet dhe provat e siguruara për çdo vepër në veçanti dhe justifikimin shoqëror për veprimet e prokurorisë publike, në veçanti duke u kujdesur që të mos pengojë lirinë e shprehjes.