Titulli “Qytetar Nderi” në Bujanoc për ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj, është refuzuar nga ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç.
Ky vendim është marrë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë. Këtë refuzim Obradoviç e ka argumentuar se Cakaj vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe se nuk mund të nënshkruajë një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë.
“26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin më 20 nëntor, dhe në mënyrë ligjore kanë vepruar, ku unë si ministre është dashur të nënshkruaj propozimin. Por, unë sot kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ministri Gent Cakaj, ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për depërtimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. ” – ka deklaruar ministrja Obradoviç./