AKVP/ 33 artistë të përjashtuar kërkojnë sqarime nga drejtuesit!

Një grup prej 33 artistësh, të cilët, sic thonë, kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore, tani janë përballur me një situatë të pasigurtë dhe të padrejtë, duke u përjashtur nga puna e tyre pa asnjë informacion paraprak se do të mirën masa të tilla, thotë Vullnet Neziri nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV.

”Ne nuk e kemi ditur se do të vijë dita ku do të na ndërpritet kontrata. Kemi takuar shumë herë takim me drejtorin për sqarim, e gjithë cka se si do mbahet por kjo lërë që nuk kemi patur asnjë përgjigje për takimi por vetëm është shkaktuar mjegull edhe më e madhe dhe ne kemi ndejt pezull” – tha Vullnet Neziri.

Për më tepër, ekziston një shqetësim i madh në lidhje me zbatimin e ligjit për audicionet. Artisti kanë kaluar një audicion në vitin 2019 dhe janë pranuar si pjesë e ansamblit.

”Jemi përpjekur të kuptojmë pse jemi të të përjashtuar. Në mësin e shumë gjërave flitet për një ligj, që I detyrojnë insitucionet për audicion dhe më të cilën dëshiron të nxiret drejtori I 33 të punësuarve, sepse aq janë për momentin aktiv në këtë ansambël. Ne veq se e kemi kaluar audicionin kur jemi pranuar dhe si krejt instituconet tjera është dashur dhe ne ti nënshtrohemi këtij audicioni” – tha Vullnet Neziri.

 

Drejtori Shkdran Tolaj nëpërmjet rjetit social Facebook ka reaguar, duke thënë se të gjihtë të punësuarit kanë pasur kontratë pesë vjecare dhe se sipas ligjit për kulturë, duhet të rikokonkurojnë për një afatë të dytë. Sipas tij problemi qëndron në dy vendimet e Qeverisë.

“Të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare ( nga 10.07.2019-10.07.2024 në kohën e ish drejtorit- ushtrues detyre Jeton Pustina) Punonjësit kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të rihynë në audicion për tu ripunësuar në institucion ku të drejtë konkurimi ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që mendon se plotëson kushtet!” – tha Shkodran Tolaj.

Artistët janë ankuar edhe për lëndime trupore gjatë orarit të punës, por edhe për mobbing.

Marketing

Kam qenë në punë, bile kolegët janë këtu. Unë kam stent dhe I kam thënë se që nuk mund të vijë, ka qenë shume nxehet , me ka detyru të vijë në punë edhe kam ra në skenë, më kanë dërgu në spital, kam ndejtur 10 ditë dhe nuk ka marë asnjë dëmshpërblim”

”Jemi ankuar edhe për mobbing edhe për diskriminim, edhe për dhunën verbale në ministrin e kulturës. As edhe një hërë nuk morëm përgjigje ose të beheshtë vërejtje ndaj drejtorit Shkodran Tolaj ”

”Janë njeri prej të lënduarve në punë, që kam humbur pjesë të trupit. Në vend se drejtori apo institucioni përgjegjës të vijë të kujdeset apo shprehë keqardhje për neve, drejtori ka shkruar letër në polici kinse unë jam vrarë jashtë orarit të punës edhe në pauzë. Unë e dëshmoj hyrjen në spital në cfarë ore ka qenë dhe kur është koha e pauzës. Kam edhe document dhe asnjë prej organizatorëve apo kush është përgjegjës për neve nuk është kujdesur deri në spital, po ashtu I lëndaur kamë shkuar vet deri tek spitali me ndihmë”

Artistët bëjnë thirrje për ndërhyrjen e urgjente të Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të tjera për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të menjëhershme. Ata kërkojnë që të rikthehen në punë dhe që të marrin mbështetje të plotë për të adresuar situatën e tyre të vështirë. /tvklan.mk/

Marketing