Al Jazzera: Dokumentar për krijimin e Maqedonisë dhe padrejtësitë e mëdha ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Ne episodin e pare te dokumentarit te ri historiko-politik për Maqedoninë: “Shumica e rrezikuar”, do njiheni me historinë e krijimit te Maqedonisë, si pjese federale e Ish-Republikës Socialiste Federative te Jugosllavisë, pastaj me Kushtetutën e vitit 1946. dhe migrimin e dhunshëm te myslimaneve (kryesisht shqiptareve v.j.). Politikani dhe publicisti Alajdin Demiri flet për situatën e atëhershme ne rajone dhe bote, për formimin e Maqedonisë dhe autoriteteve komuniste. Demiri është i mendimit se me ardhjen e komunisteve ne pushtet, fillon edhe pastrimi i madh i shqiptareve, me ane te se cilës ata edhe u eliminuan nga jeta politike.

Marketing

Ish politikani dhe historiani prof. dr. Vlado Popovski flet për themelimin e ASNOM-a pjesëmarrjen ne punime e kesaj mbledhjeje, ne mesin e te cilëve kishte shqiptarë, turq dhe pakica tjera qe jetonin ne Maqedoni.

Historiani dhe arkivisti dr. Qerim LITA, flet për pozitën e shqiptareve atëbotë ne Maqedoni. Dokumentet nga Arkivi flasin për bashkëpunimin e atëhershëm te autoriteteve komunistë te Shqipërisë me autoritetet e Jugosllavisë , me saktësisht me autoritetet komuniste te Maqedonisë. Dr. Lita rrëfen për masakra dhe vrasjet ndaj shqiptareve, te cilat i kishin realizuar komunistet. Ai poashtu flet edhe për padrejtësitë e mëdha qe iu ishin bere shqiptareve me miratimin e Kushtetutës te vitit 1946.

Marketing