Ballina Sport Al Khelaifi shpjegon pse refuzoi 180 milionë euro të Real Madridit për...

Al Khelaifi shpjegon pse refuzoi 180 milionë euro të Real Madridit për Mbappe

Gazeta Marca ka realizuar një intervistë me Presidentin e Paris Saint-Germain (PSG) në të cilën ai diskuton për rinovimin e kontratës së sulmuesit, Tebasin, Super Ligën, Zidane dhe shumë gjëra të tjera

Marketing

Nasser Al Khelaifi ka folur për Marcan për projektin e ri të PSG-së.

Presidenti i PSG ka adresuar tema të nxehta për atë që ka ndodhur në Parkun e Princave, largimin e Leonardos dhe ardhjen e Luis Campos në krye të departamentit sportiv të klubit.

Për trajnerin, Al Khelaifi nuk ka dashur ta konfirmoi largimin e Mauricio Pochettinos dhe ka përjashtuar emërimin e mundshëm të Zinedine Zidane.
“Dua ta bëj qartë që e kam dashur Zidane si lojtar dhe mandej si trajner, por ne nuk kemi folur më të direkt apo indirekt, asnjëherë”, tha ai për Marca.

Al Khelaifi po ashtu e ka mbrojtur Kylian Mbappe dhe, ndryshe nga pretendimet e Florentino Perez që kishte thënë se ai ndryshoi mendje në 10 ditët e fundit, ai ka versionin e tij.

“Refuzova 180 milionë euro verën e kaluar nga Real Madridi për shkak se e dija që Kylian dëshironte të qëndronte në PSG. E njoh atë shumë mirë, e di çfarë dëshiron ai dhe familja e tij, ata nuk ndikohen nga paratë”, tha ai.

“Ai ka vendosur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin e tij dhe vendin e tij dhe për projektin sportiv. Ai mendon qvetëm të luajë dhe të fitojë”.

Presidenti i PSG-së ka qenë më i ashpër kur ka folur për Presidentin e LaLigës, Javier Tebas.

“Atë çfarë bëjmë, ne e bëjmë për shkak se mundemi. Nuk është në stilin tonë të flasim për ligat tjera, klubet apo federatat”, tha ai/ “Ne nuk japim mësime dhe ne nuk do të lejojmë askënd për të na dhënë mësime. Është e njëjta gjë çdo vit. Ne do të vazhdojmë ndërtimin e projektit tonë”.

Në intervistën me MARCA Al Khelaifi po ashtu ka insistuar që “Super Liga ka vdekur” dhe ai ka konfirmuar angazhimin e tij të ri për qarkun Padel.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për Leo Messi, Neymar dhe politikën e re të transfereve që do të implimentohet nga Luis Campos. Megjithatë, presidenti nuk ka konfirmuar emërimin e Christophe Galtier në timonin e skuadrës edhe pse gjithçka duket se ka përfunduar dhe ai do të jetë trajner i PSG-së./express

 

Marketing
Exit mobile version