Alarm për bombë në lagjen Saint-Denis të Parisit, pranë stadiumit të Lojërave Olimpike. Mediat e huaja bëjnë me dije se gjithçka është rrethuar në stadium.
Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë. Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.
Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës.
Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00, seanca e dytë e pasdites fillon në orën 17:40. Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin.
Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.