Mitaj qëndroi në fushë deri në fund, pavarësisht shqetësimeve fizike, ndërsa në klubin arab shpresojnë që dëmtimi të mos jetë serioz, duke qenë se ai është një lojtar kyç për ekipin në këtë moment të sezonit.
21-vjeçari po luan sezonin e tij të parë me Al Ittihad, ku ka dhënë paraqitje mjaft të mira deri më tani. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.