Alarmante, 15 mijë fëmijë të pa vaksinuar vetëm në Shkup

Një fëmijë i moshës parashkollore shënon rastin e shtatë të prekur nga fruthi. Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se akoma nuk kanë vërtetim laboratorik për rastin e ri, por pasqyra klinike dhe lidhja epidemiologjike flasin për fruth. Rasti i ri është fëmijë i moshës 8 muajshe, i cili ka pasur lidhje familjare me njërin nga gjashtë të infektuarit tjerë, dhe ka vizituar disa herë çerdhen e cila u mbyll si pasojë e numrit të fëmijëve të prekur nga fruthi.

Marketing

Gjendja e fëmijës së prekur është relativisht e mirë. Masat sanitare, higjienike dhe kundër epidemiologjike i zbatojnë ekipet përkatëse të Qendrës për Shëndet Publik.
Parashkollorët vaksinohen në punktin e imunizimit në Butel. Gjatë katër-pesë ditëve të kaluara që kur u shpall epidemia e fruthit, në komunën e Radishanit edhe përskaj përpjekjeve, përgjegjësia nuk është e lartë. Në atë periudhë janë vaksinuar 16 fëmijë me vaksinën MRP”.- theksoi Biljana Danilovska, Komisioni nacional kundër sëmundjeve ngjtëse.

Ndërkohë tejet alarmante paraqitet gjendja me numrin e fëmijëve të pavaksinuar. Vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar afro 15,000 fëmijë të cilët asnjëherë nuk kanë pranuar vaksinë. Komuna Qendër, Kisella Vodë dhe ajo e Karposhit janë komunat ku numri i fëmijëve të pa vaksinuar arrin deri në 50%.

Ekzistojnë kushte serioze për zgjerim të epidemisë në territorin e Qytetit të Shkupit dhe poashtu në qytetet tjera të territorit të Maqedonisë. Në rrezik më të madh, nga kjo që pamë janë fëmijët e moshave parashkollore dhe fëmijët e klasës së parë dhe personat më të moshuar të cilët mund të kenë pasqyrë të lëhtë klinike dhe të vaksinohen për shkak të dobësimit të imunitetit”. – tha Vlladimir Mikiq, Komisioni për sëmundje ngjitëse ISHP.

Ndërkohë grupi punues i përbërë nga Ministria e Arsimit, Shëndetësisë dhe Punës Sociale shqyrtojnë rregullativën ligjore e cila nuk do të lejonte që prindërit të mos vaksinojnë fëmijët e tyre.

Juristët shqyrtojnë mundësitë se ku mund të intervenohet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe në ligjin për Arsim dhe janë të definuara qartë dispozitat ligjore për imunizim. Komiteti propozon që ekipe shëndetësore nga grupet preventive të vaksinimit t’i vizitojnë çerdhet dhe shkollat, marrë parasysh se numër i lartë i prindërve kanë shumë dilema sa i përket kualitetit dhe sigurisë së vaksinave”. – Aleksandra Grozdanova, Koordinator nacional i komitetit kundër sëmundjeve ngjitëse.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se viteve të fundit sa shkon e bie numri i fëmijëve të vaksinuar, dhe kjo si pasoj e fushatave kundër vaksinave. Epidemiologët apelojnë deri tek prindërit që të mos e anashkalojnë kalendarin imunitar të vaksinimit, meqë sipas tyre ajo është mbrojtja e vetme ndaj sëmundjeve të ndryshme