Alarmet për bomba, nxënësit dhe prindërit revoltë ndaj MASH : Nuk kemi kushte për mësim online

Kërcënimet për vendosje të bombave sërish zbrazën 18 shkolla fillore dhe 21 të mesme. Kërcënimet arritën në adresat elektronike të shkollave në orën 9 të mëngjesit, me ç’rast nxënësit dhe kuadri arsimor u evakuuan, ndërsa MPB po vijon kontrollet antiterror.

Marketing

“Menjëherë nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, po vijojnë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.”.

TVM 2 qëndroi në shkollën fillore “Adem Jashari”, ku nxënësit dhe prindërit të shqetësuar tej mase, potencuan se nuk kanë kushte për realizimin e mësimit online në shtëpi.

“Kompjuter nuk kemi, nuk kemi kushte, tre fëmijë jemi.”, – tha një nxënës.

“Sot kemi pasur testim dhe nuk mundëm ta mbajmë për shkak të bombës, nuk kemi kushte për të mësuar me kompjuter tre fëmijë, internet kemi, por kompjuter disa kanë, disa jo, për kushte online nuk jemi aspak.”, – u shpreh një nxënës tjetër.

“Personalisht si prind nuk kam mundësi, sepse i kam tre vjza, duhet tre kompjuterë t’ua siguroj për të mësuar online dhe ne si prind nuk kemi kushte për të siguruar mësimin online.”, – u shpreh një prind.

Nga drejtoria thonë se përveç mospasjes së kushteve për mësimin online, problem shtesë paraqet edhe fakti që nxënësit e klasave të ulëta që vijojnë mësimin tërë ditor kanë të dy prindërit e punësuar dhe ata pa përkujdesje nuk munden të kyçen online.

“Mësimi online, sa i përkjet kushteve dhe standardeve tona është i pamundur të realizohet plotësisht, sepse një familje shumë anëtarshe ka tre apo katër nxënës dhe realizimi i mësimit online është i pamundur për shkak të kushteve objektive. Për prindërit që janë të punësuar, ata nuk mund t’u dalin në ndihmë dhe të bashkëpunojnë me fëmijët e tyre për t’i kyçur apo t’i kenë nën përkujdesje të vazhdojnë procesin në mësim online.”, – theksoi drejtoresha në Sh.F. “Adem Jashari”, Fitore Qirezi.

Nga MASh sërish u rekomanduan shkollave që të mos humben orët mësimore, por mësimi të vijojë online. Pas marrjes së kërcënimit, nxënësit dhe mësimdhënësit kanë në dispozicion një orë të fillojnë mbajtjen e orëve online.

Marketing