Erdogan u shpërndan para fëmijëve pas tërmetit, shpërthen rrjeti

Një video që e tregon Rexhep Tajip Erdogan duke u shpërndarë para fëmijëve në provincën jugore të Antijamit të goditur nga tërmeti, ka pasur efektin e kundërt të asaj që shpresonte ndoshta presidenti turk.

Marketing

Videoja ka qarkulluar në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, por sipas disa mediave të huaja ajo vetëm e ka dëmtuar më tej imazhin e kreut të shtetit turk, popullariteti i të cilit thuhet të ketë pësuar rënie gjatë këtyre tre javëve që prej tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit.

Pamjet e Erdoganit duke i ofruar lëmoshë fëmijëve të vegjël të prekur nga fatkeqësia natyrore, shkaktuan reagime të forta, e pati komentues qe i cilësuan dhe të turpshme, sipas disa raporteve.

Këto reagime vijnë vetëm një ditë pasi Erdogan, kërkoi falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve të fuqishme. Komentet e tij, presidenti turk i bëri teksa vizitonte në nga zonat e prekura.

Erdogan, që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adjaman, në juglindje të Turqisë, provincë kjo ku në zgjedhjet e fundit të mbajtura në 2018, kishte fituar pa shumë vështirësi.

“Për shkak të efektit shkatërrues të dridhjeve të tokës dhe motit të keq, ne nuk qemë në gjendje të punonim këtu siç do të kishim dashur në ditët e para pas tërmetit, dhe për këtë ju kërkoj falje”, ishte mea culpa e presidentit turk.