Alarmi/ 1 miliard njerëz mund të infektohen me koronavirus në të gjithë botën

Një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirus në të gjithë botën nëse vendet më të varfra dhe në ata që janë prekur më së shumit nuk ndërhyhet urgjentisht.

Marketing

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit tha se ndihma financiare dhe humanitare janë të nevojshme për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes globale të virusit.

Sipas këtij Komiteti, vende të brishta si Afganistani dhe Siria kanë nevojë për financim urgjent për të shmangur një shpërthim të madh.

Deri tani në të gjithë botën ka patur më shumë se 3 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 200 mijë vdekje.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ngre po ashtu shqetësimin se numri i viktimave mund të shkojë në 3 milionë në vendet ku virusi Koronë është përhapur dhe që nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë për shkak të ekonomisë më të dobët.

“Këta numra duhet të shërbejnë si një thirrje për t’u zgjuar. Pesha e plotë e kësaj pandemie nuk është ndjerë akoma në vendet më të brishta dhe më të shkatërruara në botë. Qeveritë duhet të punojnë së bashku për të hequr çdo pengesë të ndihmës humanitare”, tha kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, David Miliband.

Shumë vende në botën në zhvillim kanë nivele të ulëta të infeksionit zyrtar ose të numrit të vdekjeve, por numri aktual besohet të jetë shumë më i lartë.

Marketing