Alarmi i UEFA-s: Zbulohet ndeshja e Euro 2024 me rrezikshmëri të lartë, frikë për përsëritjen e kaosit të vitit 2016

Pas shortit të Evropianit 2024 të së shtunës në Hamburg, duket qartë se në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm nuk do të mungojnë tensionet as në fushë dhe as në tribuna.

Marketing

Takimi në të cilin priten rritje të tensioneve sigurisht që do të jetë ai mes Serbisë dhe Anglisë. Në Gelsenkirchen më 16 qershor, fokusi i veçantë i UEFA-s do të jetë në tribuna.

Ndeshja, siç raporton AS, u klasifikua menjëherë si me rrezikshmëri të lartë për shkak të tifozëve të rrezikshëm nga të dyja palët, të cilët kanë një histori të gjatë problemesh me ndeshjet e luajtura nga klubet dhe kombëtaret e tyre në kompeticionet evropiane, përcjell lajmi.net.

Lidhja e parë me këtë provë të tifozëve është kaosi që ndodhi në Marsejë në vitin 2016.

Më pas ka ndodhur një përleshje masive mes tifozëve anglezë dhe rusë, e cila ka përfunduar me një numër të madh personash të plagosur dhe të arrestuar.

Këtë herë, serbët do të jenë në anën tjetër, dhe reputacioni i grupeve të tyre të tifozëve gjithashtu paraqet një rrezik të madh për sigurinë.

Pasigurinë e shton edhe fakti se kjo është ndeshja e parë në turne për të dyja kombëtaret, dhe as koha e lojës (21:00) nuk është e favorshme. Tensionet gjatë ditës vetëm do të rriten, të cilat, të kombinuara me sasi të mëdha alkooli, do të kërkojnë kujdes të shtuar për policinë dhe forcat e tjera të sigurisë.

Marketing