Alarmi për bombë në një shkollë në Shkup, i rremë

Alarmi i sotëm për bombë të vendosur në një shkollë në Shkup, rezultoi i rremë, njofton MPB-ja.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë MIA-n se rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 14:00, pasi në adresën elektronike të shkollës është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

“Menjëherë pas marrjes së raportimit, nga efektivët e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollës dhe kontrollet antiterroriste dhe është konstatuar se ka qenë alarm i rremë. Si masë paraprake janë evakuuar edhe shkollat ​​tjera në Shkup, ndërsa edhe në këto objekte janë duke u bërë kontrolle të hollësishme”, njoftojnë nga MPB-ja.

Kjo është dita e tretë që në mejl dërgohen mesazhe për bomba të vendosura. Në dy ditët e fundit, pas kontrolleve të bëra nga MPB-ja, është konstatuar se raportimet kanë qenë të rreme.