“Novosti” i ka dhënë një kahje tjetër takimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do mbajnë sot mbledhjen e pestë të përbashkët, në qytetin e Pejës. Peja është pikëtakimi i mbledhjes së pestë të të dy qeverive.
Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri, transmeton lajmi.net.
Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, ndërkaq marrëveshjet do të nënshkruhen në mesditë.