16:46 | 22 Prill 2021
16:46 | 22 Prill 2021
AC Milan është duke u përgatitur për shitjen e kapitenit Alessio Romagnoli gjatë verës.
Romagnoli ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur dhe negociatat për rinovim kanë ngecur, transmeton lajmi.net.
Me Gigio Donnarumman që i skadon kontrata në qershor, Milan nuk dëshiron të përsëris gabimin në situatën e Romagnolit.
Për këtë arsye, Milan ka vendosur ta shesë kapitenin nëse marrëveshja nuk do arrihet.
Romagnoli kërkohet nga shumë klube interesante, përfshirë Barcelonën.
Barcelona synon shitjen e Samuel Umtitit dhe atëherë do shikojë mundësinë e përforcimit me italianin./Lajmi.net/