Alarmon ministri Qahil: Duan të më vrasin, po më montojnë dyshime për korrupsion

Ministri pa resor nga rradhët e partisë së turqëve në qeverinë e Zaevit në një intervistë dhënë për Tv21 sot ka treguar se është larguar nga partia e tij të cilën e ka formuar Lëvizja e turqëve në Maqedoni edhe pse ka qenë kryetar nderi i saj. Ai thotë se shkaqet janë shumë më të ndryshme nga ajo që partia ka hedhur në opinion, thekson kështu ministri Adnan Qahil, duke shtuar se partia e tij thotë që ai është nën hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Marketing

Ministri pa resor mes tjerave ka thënë se në gusht ka lajmëruar në polici tre persona duke dhënë edhe dëshmi se ai dhe anëtarë të familjes së tij janë nën kërcënim nga disa njerëz por edhe përkundër lajmërimit të dyshuarit janë lëshuar në liri nga organet e rendit.

Këto akuza, ministri Qahil i lidh edhe me revanshizëm politik nga bashkëpartiak të tij duke thënë se tentativat e tyre përmes rrjetet sociale që ai të jep postin e ministrin do ishin të cuditshme.

Edhe pse mbrëmë në një intervistë të tij drejtori i Policisë financiare ka thënë se një ministër është nën hetim, Qahil ka thënë se janë në adresë të gabuar pasiqë nuk ka asnjë dyshim në kryerjen e punës së tij dhe se është i pastër.