Alaudin Hamiti ka një paralajmërim të fortë pas largimit të Dianës

Njëra ndër banoret më të përfolura të Big Brother Vip Kosova, Diana Tahiri mbrëmë ka lënë shtëpinë.

Marketing

Ajo u largua pasi zhvilloi një bisedë telefonike me babain e saj.

Lidhur me këtë ka reaguar Alaudin Hamiti, moderator i këtij spektakli.

“Të premtën në prime, dalin ato që s’janë parë sonte! Diana la shtëpinë. Telefonata me babain dhe cfarë i tha Arioni pak para se të dilte”, ka shkruar ai në reagmin e tij në InstaStory.

Sipas familjarëve të Dianës, babai i saj ka qenë sëmurë, andaj kërkesa e tij ishte që edhe banorja e shtëpisë më të famshme në vend të qëndrojë pranë tij.

Kujtojmë se Diana po shijonte një romancë me banorin tjetër, Arionin, për çka edhe supozohet që familja ishin kundër kësaj lidhje.

Marketing