Lajm i keq për Shqipërinë U-21 në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Europianit përballë Kosovës dhe Anglisë.
Federata Shqiptare e Futbollit, në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës ka njoftuar se trajneri i Shpresave, Alban Bushi, është infektuar me Koronavirus, për pasojë nuk mund të jetë në stol për aq kohë sa do të rezultojë negativ.
Skuadrën Shpresa në këto dy ndeshje do ta drejtojë një Dzemal Mustedanagic.
Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.”