Muaji maj, ka qenë muaji i surprizave nga çifti i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, e nisën me lajmin e martesës në fshehtësi dhe po e mbyllin me publikimin e bashkëpunimit më të ri.
Në ditëlindjen e Miriamit, këngëtarët kanë sjellë për publikun këngën “Duamë”, ku shprehin dashurinë për njëri-tjetrin, e sigurisht që do të “ndihmojë” mjaft çifte të tjera.
Teksti dhe melodia e këngës është punuar nga vetë Albani, ndërsa klipi është xhiruar në Maldive, ku edhe u martuan para disa javësh. Pjesë e klipit është edhe momenti emocionues kur këngëtarët shkuan drejt altarit së bashku me vogëlushen e tyre.
“Duamë” është një këngë mjaft ritmike, e cila padyshim do të jetë hit dhe do të dëgjohet përgjatë gjithë verës!.