Albatrit Muqiqi bëhet baba i binjakëve, djalë e vajzë

Këngëtari Albatrit Muqiqi është bërë sërish baba.

Këngëtari Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona janë bërë sërish prindër dhe lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë ai në Instagram

Marketing

Egzona solli në jetë binjakë, djalë e vajzë dhe ky fakt e ka gëzuar shumë këngëtarin e njohur.

”Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoj zoti me një djal dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut☝🏼 , paqi shendetin e gjithë botës zemrat e mija #Elia&Erald ❤️ #twins”, ka shkruar ai pranë postimit ku shihet pranë gruas dhe fëmijëve.

Çifti janë prindër edhe të një vajze tjetër e cila tashmë është rritur.