Albian Ajeti zyrtarizohet te Gaziantepi

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti i është bashkuar klubit të Superligës së Turqisë në futboll Gaziantep FK.

Marketing

Ajeti ka firmosur kontratë njëvjeçare me klubin turk me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshje 1+1 vjeçare me sulmuesin zviceran Albian Ajeti. Në ceremoninë e nënshkrimit ku mori pjesë edhe zëvendëspresidenti ynë Ibrahim Dicle, Ajeti nënshkroi kontratën zyrtare që e lidh atë me klubin tonë kuqezi. I urojmë mirëseardhje Ajetit në klubin tonë dhe suksese nën stemën tonë”, ka shkruar Gaziantepi.

Ajeti te Gaziantepi është transferuar nga Celticu i Skocisë. Shuma e dëmshpërblimit raportohet se ishte afro 600 mijë euro.