Kryeministri i Republikës së Kosovës sot po qëndron në Shkup, ku e shoqërojnë udhëheqësit e frontit opozitar në RMV, Z. Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, z. Kasami nga Lëvizja Besa dhe z. Gashi nga Alternativa. Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut tanimë po duket më e organizuar dhe më kompakte se asnjëherë më parë, kjo pjesërisht edhe me meritën e kryeministrit Kurti, i cili me vetë vizitën sot në Shkup dhe Tetovë, ku do të qëndrojë me liderët e opozitës ndërsa nga ana tjetër nuk është paralajmëruar fare takim me partitë në pushtet, dërgon porosi të fuqishme për hapjen e një kapitulli të ri në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.