Albin Kurti: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvertimet fetare që po ndodhin në Kosovë, nga myslimanë në katolikë. Gazeta amerikane ka ofruar perspektiva të ndryshme për këtë temë që ka nxitur reagime e debat në Kosovë, duke folur me prijës fetarë, historianët e qytetarë në Kosovë.

Marketing

Për këtë çështje gazeta amerikane ka realizuar intervistë në Prishtinë dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti për NYT ka thënë se për identitetin shqiptar, feja asnjëherë s’ka qenë e rëndësisë së parë. Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

“Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë.”, ka thënë Kurti.

Marketing