Albin Kurti: Republika është në rrezik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova po rrezikohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Marketing

“Ju faleminderit që jeni mbledhur sot këtu në këtë protestë pa dallim feje, etnie dhe partie. Ne jemi të zemëruar si rrallë herë më parë, por edhe jemi të bashkuar e me shprese si rrallë here më parë”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit knë protestën e organizuar nga partia që e drejton ai kundër idesë për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është shtet i kapur. Çlirimi nga okupatori i huaj na u zëvendësua me zaptimin nga okupatori jonë i cili po bashkëpunon me uzurpatorin e huaj. Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu sepse ata nuk duhet të jenë atje ne pushtet”.

“E sikur korrupsioni e krimi i organizuar të mos mjaftonin. Na u shfaq presidenti për kompromis të kufijve. Jo për kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. Duket se presidenti po mundohet ti mbaj dy kunguj nën sqetull”, tha ai.