Albin Kurti shtyn sërish vizitën në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur konferencë për media së bashku me Ministrin i Bujqësisë, Faton Peci.

Marketing

Gjatë konferencës, Kurti është pyetur edhe për shtyrjen e vizitës së tij të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse kishte deklaruar se do të vizitonte SHBA-në në nëntor të vitit 2021, Kurti ka thënë se e ka shtyrë këtë vizitë për në pranverë, transmeton lajmi.net.

“Sa i përket vizitës në SHBA, mendoj se pengesa kryesore është logjistike-teknike. S’mund të shkojë për tri ditë, por dua të shkojë për një javë apo 10 ditë. Shteti është më i madh. Edhe takimet qe dua t’i bëjë atje do jenë më të shumta. Për shkak të situatës ku jemi, jemi detyruar ta shtyjmë dhe kjo vizitë do të ndodh[ në pranverë. Jo që do shkoj, por edhe do kthehem. Do të më duhet të qëndroj pak më shumë sesa në vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti para mediave.

Kujtojmë se që nga marrja e mandatit si kryeministër, Kurti nuk ka vizituar asnjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing