Albin Kurtit i bie shorti, do t’i verifikohet pasuria

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, do t’i kontrollohet pasuria në mënyrë të plotë, pasi sot Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20 përqind të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.

Marketing

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar dje regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Për vitin 2021, Kurti ka deklaruar se në xhirollogarinë e tij bankare ka rreth 400 euro.

Kujtojmë se me anë të së njëjtës metodë, kryeministrit Kurti ishte përzgjedhur me anë të shortit verifikimi i plotë i pasurisë edhe vitin e kaluar./klankosova