“Tash është koha” nuk përjashton mundësinë që të ulet në tavolinë edhe me BDI-në për të biseduar. Shefik Duraku nga ky koalicion për TV21 thotë se kanë kontakte me të gjitha partitë politike.
Sa i takon pyetjes suaj se a do të ulemi me BDI-në në tavolinë për të biseduar, ne jemi një parti politike, serioze, një koalicion që ka marrë një numër shumë të madh të votave, kemi 12 mandate dhe nuk guxojmë të sillemi pa përgjegjësi në këtë rast. Kjo domethënë që ne nuk përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë, normale, nuk ka asgjë të re apo ekskluzive që mund të ju themi – tha Shefik Duraku nga koalicioni “Tash është koha”.