Aleanca për shqiptarët insiston në kërkesën për Prokuror nga BE-ja

Sa i përket video materialit të publikuar në rrjetet sociale për rastin ‘reket’ qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është si në vijim:

Marketing

Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi.

Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat.

Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën.

Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë.

Marketing