Ka filluar në selinë e ASH-së në Tetovë, mbledhja e kryesisë së kësaj partie.
Në mbledhje siç u paralajmëruar nga shërbimet e ASH-së, do të flitet për aktualitetin politik, por mbi të gjitha do të formohet komisioni, i cili do të vijojë bisedimet për hyrjen eventuale të kësaj partie në qeveri.
Kuvendi i ASH-së javën e kaluar dha dritën jeshile që kryesia e partisë të ecë përpara procesin e bisedimeve me Qeverinë e Maqedonisë.
Pas mbledhjes së sotme Aleancës për Shqiptarët do të ketë deklaratë ku do të prezantohet përbërja e komisionit.