Aleati i Putin: Kush tha që Ukraina do vazhdojë të ekzistojë pas dy vitesh?

Dmitry Medvedev, një nga aleatët e Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka postuar këtë mëngjes në Telegram një mesazh për pasqyrën e gjendjes aktuale dhe mendimeve të drejtuesve të lartë rus për situatën në Ukrainë.

Marketing

Në mesazh, Medvedev vë në dyshim një kërkesë të Ukrainës që të marrë importe energjie këtë dimër me një opsion për të shtyrë pagesën për dy vjet.

Medvedev thotë: Vetëm një pyetje. Kush tha që në dy vjet Ukraina do të ekzistojë edhe në hartën e botës?

“Unë pashë një raport që Ukraina dëshiron të marrë LNG (gaz natyror të lëngshëm) sipas një marrëveshjeje huadhënie-qiraje nga zotërit e saj jashtë shtetit me pagesë për dërgesë në dy vjet,” shkroi Medvedev.

Pyetja tregon mbi idetë e Rusisë për ofensivën ushtarake në Ukrainë.