Aleksander Ceferin, President i UEFA-s edhe për katër vite të tjera

Kongresi i 47-të i UEFA-s, i mbajtur sot në Lisbonë, e ka rizgjedhur unanimisht Aleksander Ceferin si president të UEFA-s për periudhën 2023-2027.

Marketing

Në fjalën e tij, Ceferin, i cili ishte kandidati i vetëm për pozitën e presidentit, falënderoi delegatët për mbështetjen e treguar drejt tij.

“Është një nder i madh, por veçanërisht një përgjegjësi e madhe drejt futbollit. Do ta jam më të mirën nga vetja që të mos dëshpëroj”, tha Ceferin.

Kujtojmë se, Ceferin, 55-vjeçar, ka qenë në krye të UEFA-s që nga viti 2016, kur ai zëvendësoi francezin Michel Platini.