Aleksandra Cvetkovska deputete e re, në vendin e Goran Milevskit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme konstatoi se në bazë të procedurës së zbatuar, Aleksandra Cvetkovska do të jetë deputetja e re në Parlament. Ajo do ta marrë pjesën e mbetur nga mandati i deputetit Goran Milevski, i cili prej kohë më parë është ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale.

Marketing

Aleksandra Cvetkovska është nga lista e kandidatëve për deputetë në Parlamentin për NJZ 5 nga LSDM-ja dhe Koalicioni.

KSHZ-ja do të japë siguri për deputeten e përzgjedhur, Cvetkovska dhe në ditën e nesërme Komisioni kuvendor për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit dhe me këtë do të verifikohet mandati i deputetit të ri.

Milevski është kryetar i LDP-së dhe ishte deputet në Parlament, ndërsa mandati i tij ndaloi më 27 qershor të këtij viti. Ai nga kohë më par[ është ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale.