Aleksov: MOST me 1.500 vëzhgues do ta mbulojë referendumin

Drejtori ekzekutiv i MOST-it Darko Aleksov në një intervistë për MIA-n thekson se asociacioni qytetar do të monitorojë votimin me rreth 1.500 vëzhgues, me çka do të mbulohen rreth 33 për qind të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë, si dhe 33 për qind në nivel të çdo komune.

Marketing

“Përveç kësaj, në secilën komunë do të kemi vëzhgues mobilë, të cilët do të vëzhgojnë atmosferën jashtë vendvotimeve. Do të shpërndahen vëzhgues edhe në 80 komisione komunale zgjedhore, si edhe në Komisionin shtetëror zgjedhor.
Drejtori ekzekutiv i MOST thekson se askush nuk guxon ta shkel të drejtën për të votuar dhe të kryej presion ndaj qytetarëve për të dal në votim.

“Çdo qytetar me të drejtë vote duhet t’i ketë të gjitha kushtet që pa pengesa ta realizojë këtë të drejtë. Në 16 vitet e kaluara, MOST u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë, ndërsa institucionet dhe palët e tjera të prekura t’ju mundësojnë qytetarëve që në mënyrë të lirë ta shprehin vullnetin e tyre. Prej këtu, ju bëjmë thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë këtë mundësi dhe të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi të rëndësishëm”, thotë Aleksov në intervistë për MIA.

Zotëri Aleksov përfundoi propaganda publike për referendumin në nivel shtetëror që do të mbahet të dielën. Cilat janë vlerësimet tuaja gjatë fushatës dhe organeve zgjedhore?

Në pajtim me raportet e vëzhguesve të MOST dhe vlerësimin e dhënë në raportin tonë periodik, fushata kaloi në mënyrë të qetë dhe të relaksuar, me takime direkte me qytetarët dhe intensitet të lartë të fushatës së a.q. derë në derë. ishim dëshmitarë edhe të një numri të madh të debateve informative dhe tribunave të cilat kontribuuan për rritjen e nivelit të dijes dhe informimit të qytetarëve në sytë e referendumit.

Përbërja e re e KSHZ-së ka punuar në mënyrë efikase në atmosferë kolegiale dhe vendimet i ka sjell njëzëri, diçka që kohë më parë nuk e kemi hasur. Është për t’u lavdëruar edhe transparenca e KSHZ-së, edhe një diçka që ka munguar në periudhën e fundit. Nga ana tjetër, janë vërejtur disa lëshime të vogla në edukimin e administratës zgjedhore.

A mund të bëhet krahasim me fushatat zgjedhore?
Kur ka zgjedhje, qytetarët bëjnë përzgjedhjen midis partive politike, koalicioneve ose kandidatëve të pavarur. Kur ka referendum nuk votohet për opsion politik, por qytetarët deklarohen për çështjen e referendumit dhe prej këtu kjo fushatë ka pasur karakter informativ lidhur me të njëjtën.
Sa vëzhgues ka angazhuar MOST për referendumin?

Asociacioni i qytetarëve MOST do ta vëzhgojë votimin me rreth 1.500 vëzhgues me çka do të mbulohen rreth 33 për qind e vendvotimeve në Repubëikën e Maqedonisë, si dhe 33 për qind në nivel të çdo komune. Në mënyrë shtesë, në çdo komunë do të kemi vëzhgues mobilë të cilët do ta vëzhgojnë atmosferën jashtë vendvotimeve. Do të sistemohen vëzhgues edhe në të gjitha 80 komisionet komunale zgjedhore, si dhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Nëse dhe si MOST mund t’u ndihmojë votuesve të cilët nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të dielën?
Për tërë kohëzgjatjen e referendumit, aktive është linja telefonike 080-080-080 në të cilën qytetarët mund të paraqesin çfarë do parregullsi lidhur me referendumin. Sa i përket votimit të dielën, apelojmë që qytetarët të kontrollojnë në cilin vendvotim votojnë dhe ta kontrollojnë edhe lokacionin e saktë të tyre, që mund të bëhet në ueb faqen http://izbirackispisok.gov.mk.

Nëse kanë vërejtje lidhur me procedurën e votimit, në afat prej 24 orëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë deri tek KSHZ-ja. Në rast se votuesi nuk mund ta realizojë të drejtën e tij të votës dhe bëhet fjalë për pengesa të cilat mund të mënjanohen, përderisa menjëherë parashtron kundërshtim mund edhe t’i lejohet të votojë gjatë ditës.

A prisni referendum të suksesshëm?
Referendumi është forma më e lartë e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe paraqet një shans të rrallë për qytetarët që drejtpërdrejtë të përfshihen në procesin e sjelljen e vendimeve. Në të vërtetë në këto 27 vite pavarësi, ky do të jetë referendumi i tretë në nivel shtetëror. Ajo që dua ta potencoj është se askush nuk guxon ta shkelë të drejtën e votës dhe të bëjë presion që qytetarët të mos dalin për të votuar.

Çdo qytetar me të drejtë vote duhet t’i ketë të gjitha kushtet në mënyrë të papenguar ta realizojë të drejtën e vet. Në të 16 vitet e fundit, MOST u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë, ndërsa institucionet dhe palëve tjera të cenueshme t’u mundësojnë lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre. Prej këtu, u bëjmë thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë këtë shans dhe të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi të rëndësishëm.