Alex Sandro: “Ndihem keq kur shpenzoj 300 ose 400 euro në një natë”

Alex Sandro, mbrojtësi i majtë i Juventusit, ka dhënë një intervistë për gazetarin brazilian, Raiam Santos, ku ka folur për jetën personale.

Marketing

Futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, që është paraqitur në 21 ndeshje me Brazilin dhe ka fituar katër herë Serinë A me Juven, foli për vështirësitë ekonomike si fëmijë.

“Kur kam hyrë në akademinë e Atlético Paranaense, si 15-vjecar, kam fituar 100 dollarë në muaj. Klubi më paguante akomodimin, ushqimin dhe arsimimin, kështu që 50 dollarë i kam harxhuar dhe 50 i kam ruajtur”, u shpreh Sandro.

“Arritja ime e parë e madhe në futboll ishte kur u pagova 300 dollarë dhe ua dhashë prindërve të mi për shpenzime shtëpiake. Unë mund të kisha blerë diçka, por duhej ta ndihmoja familjen”.

Alex Sandro, i cili ka bërë 159 paraqitje me Juventusin dhe ka fituar 17 tituj në karrierën e tij, shtoi: “Sot, shumë herë dal me familjen time dhe shpenzoj 300 ose 400 euro. Atëherë, mendoj realitetin e shumë brazilianëve për kushtet që i kanë dhe ndjehem fajtor që kam shpenzuar ato para vetëm në një natë”.

Marketing