Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny është paraqitur në gjykatë përmes një lidhjeje video nga burgu, duke u dukur i tronditur pas një greve urie, shkruan TheGuardian.
44-vjeçari po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht për një dënim të mëparshëm që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.
Në paraqitjen e tij të parë që nga greva e tij e urisë, për të cilën ai ka thënë se gradualisht po e përfundon, pamë një Navalny me kokë të rruar dhe dukej se kishte humbur peshë.
Navalny deklaroi grevën e tij të urisë në burg në 31 Mars për të kërkuar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e këmbëve dhe shpinës. Ai tha më 23 prill se do të fillonte ta përfundonte gradualisht pasi të kishte marrë kujdes mjekësor, edhe kur perspektivat politike për të dhe lëvizjen e tij u errësuan.