Alexis Sanchez merret vesh me Interin

Sanchez mund të rikthehet në Serie A. Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Alexis ka arritur marrëveshje personale me Interin, agjenti i lojtarit ka fluturuar për Manchester për të zgjidhur gjithçka me “Djajtë e Kuq”.

Marketing

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, insiston se Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje personale me Interin dhe ka pranuar që t’i zvogëlohet paga vetëm për t’u transferuar në “San Siro”.

Agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, tani do të takohet me drejtuesit e Manchester United për t’i nisur negociatat.
Mundësia më e mirë duket të jetë huazimi me opsionin e blerjes në qershor të vitit 2020.

Te Interi, Sanchez do të takonte ish-shokun e skuadrës, Romelu Lukaku. 30-vjeçari dëshiron me çdo kusht të rikthehet në Serie A, aty ku bëri emër me Udinesen nga 2007/11, para se të kalojë te Barcelona, Arsenali e në fund Manchester United.