Algjeria publikon listën për Kupën e Afrikës, nuk mungojnë emrat e njohur

Pas triumfit në Kupën e Arabisë, Algjeria është gati për të mbrojtur kurorën edhe në Kupën e Afrikës, një kompeticion që do të startojë në janar të vitit të ardhshëm, pavarësisht polemikave të shumta.

Marketing

Trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi ka publikuar edhe listën me 28 futbollistët që do të grumbullojë për këtë kompeticion, teksa bie në sy prania e emrave si sulmuesi i Man. Cityt, Riyad Mahrez, apo mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer.

Algjeria do të nisë mbrojtjen e titullit kampion pikërisht më 11 janar përballë Sierra Leones, ndërsa më pas do të përballet edhe me Guinenë Ekuatoriale dhe Bregun e Fildishtë, të cilat i ka në të njëjtin grup.

Ja lista e plotë e Algjerisë:

Portierë: Rais M’Bolhi (Ettifaq), Alexandre Oukidja (Metz), Moustapha Zeghba (Damac).

Mbrojtës: Djameleddine Benlamri (Qatar SC), Aissa Mandi (Villareal), Mohamed Amine Tougai, Ilyes Chetti, Abdelkader Bedrane (Esperance), Ramy Bensebaini (Borussia Mönchengladbach), Youcef Atal (Nice), Houcine Benayada (Etoile du Sahel), Mohamed Reda Halaimia (Beerschot), Mehdi Tahrat (Al Gharafa)

Mesfushorë: Ismael Bennacer (AC Milan), Ramiz Zerrouki (FC Tëente), Adem Zorgane (Charleroi), Haris Belkebla (Brest), Sofiane Feghouli (Galatasaray), Sofiane Bendebka (Al Fateh).

Sulmues: Riyad Mahrez (Manchester City), Adam Ounas (Napoli), Youcef Belaïli (Unattached), Said Benrahma (Ëest Ham United), Yacine Brahimi (Al Rayyan), Farid Boulaya (Metz), Islam Slimani (Lyon), Baghdad Bounedjah (Al Sadd), Mohamed Amine Amoura (Lugano).