ALI AHMETI: 100 vite mall, krenari, përkujtim. Lum ne që të patëm ISMAIL QEMALI (FOTO)

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka kujtuar 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit, burrështetasit dhe arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemali, njofton MEDIAL.mk.

Marketing

“Që nga sot, kur po bëhen 100 vjet nga shuarja e më të madhit të mëvetësisë, të gjitha aktivitet përkujtimore të këtij viti do t’i realizojmë në frymën e shënimit të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të plakut të urtë të Vlorës, të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemali”, ka shkruar në Fejsbuk, i pari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Pas vitit të Skënderbeut, po na vie viti i Ismail Qemalit.

100 vite mall, krenari, përkujtim. Lum ne që të patëm.

Burrështetas me plot kuptimin e fjalës, atdhetar, vizionar, idealist, i papërsëritshëm, burrë shteti!

Që nga sot, kur po bëhen 100 vjet nga shuarja e më të madhit të mëvetësisë, të gjitha aktivitet përkujtimore të këtij viti do t’i realizojmë në frymën e shënimit të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të plakut të urtë të Vlorës, të arkitektit të pavarësisë, Ismail Qemali.

Lavdi e përjetshme.