Ali Ahmeti: Bashkë me Shqipërinë në krah të djathtë e me Kosovën në krah të majtë, u përkulëm para të madhit Skenderbe për të nderuar të gjithë të rënët për atdhe, për liri, barazi

Bashkë me Shqipërinë në krah të djathtë e me Kosovën në krah të majtë, sot u përkulëm para të madhit Skenderbe për të nderuar të gjithë të rënët për atdhe, për liri, barazi, drejtësi në këtë ditë të shenjtë për shqiptarinë.

Marketing

Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë vendosjes së kurarove ne lule para bustit të Skënderbeut në Shkup

“Më herët, në Zajaz të Kërçovës shprehëm nderimet tona tek qendra përkujtimore “Nëna shqiptare”, ndërsa tash jemi rrugës për të shpalosur përjetësinë e Shaban Jasharit me të bijtë e tij, Ademin dhe Hamzën në Drenas, për të vijuar rrugën drejt Thumanës dhe Durrësit për tu solidarizuar me banorët, me Shqipërinë dhe me forcat jetëshpëtuese nga të githa vendet” ka thënë Ahmeti.