Motra dhe vëllezër, të nderuar qytetarë,
Kur qytetarët e bënë BDI-në vendimtare dhe përcaktuese, përfitoi shteti dhe qytetarët.
Me 11 dhjetor 2016 fitoi BDI dhe kur fiton BDI fiton opcioni kombëtar reformues, integrues, konsensual, zhvillimor.
Me 12 prill të këtij viti, ne po punojmë që BDI përsëri të jetë përcaktuese, vendimmarëse dhe kur BDI fiton, ka fituar shteti, kanë fituar të gjithë qytetarët.
Të nderuar qytetarë, me bindje të plotë e themi që të gjitha që i premtuam, i realizuam!
Fjalën e dhënë e mbajtëm, nuk ju zhgënjyem në asnjë çast të vetëm.
Bashkë arritëm të realizojmë:
– Kryetar Kuvendi, Ministër i Mbrojtjes, Ministër i Punëve të Brendshme, Avokat të shtetit dhe të popullit, kryetar i federatës së futbollit, kryetar i gjykatës supreme, kryenegociator për integrim në BE, etj.
– Bëmë dygjuhësinë në të gjitha institucionet e shtetit
Rrumbullakësuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit
– Zgjodhëm emrin, mbyllëm kontestin me Bulgarinë, ndryshuam kushtetutën dhe ishim pjesë kyce e procesit.
– Hymë në NATO dhe jemi në prag të Bashkimit Evropian
– Rritëm rrogën minimale, rritëm rrogat në administratë, rritëm rrogat për mësimdhënësit, rritëm rrogat e mjekëve, rritëm ndihmesën sociale, rritëm pensionet, siguruam pagesën për fëmijën e tretë, larguam taksën radiodifuzive dhe provimin ekstern për nxënësit, punësuam dhe avansuam, sollëm investime të huaja dhe vendore, themeluam agjensinë dhe inspektoratin e gjuhës, themeluam ansamblin kombëtar, etj.
– Themeluam Ministri të re me shumicë 2/3 dhe e avansuam sekretariatin
– Miratuam Ligjin për “22 nëntori”, ligjin për tregjet e gjelbërta, ligjin për avansimin e administratës dhe njohjen e arsimimit, 24 orë program në gjuhën shqipe nëradio dhe TV, ligjin për blerje të stazhit për pension të moshës, ligji për pension social, etj.
– Zbatuam në tërësi “Deklaratën” që e kishim edhe premtim parazgjedhor.
– Bashkuam partitë shqiptare të cilat më pastaj u ndanë për pushtet,
– Ndërtuam shkolla, spitale, çerdhe, rrugë, infrastrukturë, salla sportive
– Përfunduam rrugën dhe kufirin Bellanoc – Stançić
– realizuam reformat gjyqësore, ato në sektorin e sigurisë dhe në administratë
– siguruam raportin më pozitiv nga Bashkimi Evropian
– Nisëm autostradën për Kosovë
– Miratuam ligjin për kufirin Llojan – Miratoc dhe siguruam finansim norvegjez për ndërtimin e kufirit.
– Përfunduam Teatrin shqiptar në Shkup.
– Mbështetëm të gjitha komunat me proekte konkrete dhe u mbuluam borxhet
propozuam ligjin për veting, ligjin per lojërat e fatit, rritjen e rrogave te profesorëve, përkrahëm mediat dhe shumë e shumë nisma të tjera.
Sot, pikërisht më 16 shkurt, në përvjetorin e luftës tonë, përmbyllëm kapitullin e lirisë dhe barazisë, për ti hapur derën drejtësisë joselektive nëpërmjet vetingut, zhvillimit, vendeve të punës, ekonomisë, jetesës cilësore, rinisë, integrimit konsensual.
Kemi bërë shumë bashkë, por akoma kemi punë për të bërë dhe bashkë do t’ia dalim.
Bashkë do të jemi edhe në këto përpjekje për t’i realizuar të gjitha që po i themi në drejtim të një jete cilësore dhe përafrim të standardeve tona me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.
Bashkë përgjithmonë! 💙💛