Ali Ahmeti: BDI e vetme që kërkoi hetim, të tjerët nuk e bënë!

Unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale
atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e
Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e
Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim
shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk e bën partitë tjera, edhe
pse kam insistuar. Kështu ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në
emisionin 200 në Alsat-M, ndërsa ka shtuar se kërkesë për hetim të
BDI-së i ka bërë edhe Prokurorisë së shtetit.

Marketing

“Reforma në drejtësi nuk është edhe aq e lehtë, siç nuk është e lehtë
reforma në shëndetësi…, pasi shumë vende shumë më të përparuara se ne,
në këto dy fusha kanë vështirësi. Megjithatë, mendoj se ka një përparim,
por jo sa duhet në drejtim të sundimit të ligjit, që mbetet detyrim dhe
angazhim për në të ardhmen për më shumë punë, sepse mendoj që reforma në
drejtësi dhe gjyqësi do të jetë çështja kryesore dhe kushti kryesor nga
vet Bashkimi Evropian”, tha Ahmeti, ndërsa shtoi se kjo është edhe
arsyeja pse BDI ka propozuar Ligjin për veting.

“Sa për kujtesë, unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale
atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e
Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e
Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim
shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk e bënë asnjëra nga
partitë tjera, edhe pse kam insistuar. Kam kërkuar që të gjithë organet,
funksionarët, deputetë, ministra, kryetar komunash… ti futën në filtra
të shohin se kush janë dhe çfarë janë. Ne e kemi propozuar ligjin për
veting dhe ai është në Parlament, por nuk kemi gjetur konsensus. Nuk
është mirë që ky Ligj të zverdhet në arkiva, por të gjejë zbatim për të
mirën e vendit”, tha Ahmeti.