Mickoski: Koalicion me të gjithë që kanë program kompatibil me tonin

Ne do të formojmë koalicion me atë programi i së cilit do të jetë kompatibil me programin e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjegjësisht do t’i pranojnë politikat e VMRO-DPMNE-së, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në duelin e sotëm televiziv me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev në TV 24.

Marketing

“Ndoshta do të ketë edhe nga përbërja parlamentare e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, duke i pasur parasysh bisedimet në këtë periudhë parazgjedhore, nuk është për t’u habitur që ata të bashkohen dhe ta mbështesin politikën e VMRO-DPMNE-së”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, LSDM pret humbjen më të madhe në këto zgjedhje.

Ne kemi një metodologji të qartë, kemi një koncept, kemi politika që do t’i ndërmarrim në 100 ditët e para dhe mund të paralajmëroj se në 100 ditët e para qeveria e VMRO-DPMNE-së do të sjellë drejtpërdrejt tre kompani serioze, të mëdha shumëkombëshe, tha Mickoski.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe do të jetë një qeveri në të cilën do të kemi rritje të pagave, pensioneve, një bum të vërtetë investimesh, ndryshe nga qeveria e Zaevit, e cila, tha ai, na vendosi në fund të rajonit dhe Evropës.

“Kemi pritur për tre vjet që ajo të funksionojë, të ndizet, ndërsa ju për tre vjet në prizë nuk e kyçët”, tha ndër të tjerash Mickoski.

Marketing