Ali Ahmeti: Dënoj në formën më të ashpër tentativën për atentat ndaj Presidentit Tramp

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka reaguar në rrjetet sociale për sulmin ndaj ish Presidentit Amerikan Donald Tramp.

Marketing

“E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit 🇺🇸 Donald Tramp.
Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan.
Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme!

Çdo zhvillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjejmë dhe e përjetojmë bashkë sepse populli amerikan për kombin tonë është mbështetësi më i madh dhe simbol i lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe barazisë.

Ngushëllime familjes së viktimës dhe popullit amerikan, e shërim sa më të shpejtë të lënduarve.” shkruan Ahmeti në Facebook.