Ali Ahmeti dhe Ivan Stoilkoviç në vijë të njejtë kundër Albin Kurtit!

Faktet nga e kaluara e afërt dëshmojnë afërsinë në qëndrime mes kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmetit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Serbe në Maqedoninë e Veriut, z. Ivan Stoilkoviç, e gjithë kjo kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur dhe Albin Kurtin.
Të shofim se çka kanë deklaruar publikisht këto dy figura dhe subjektet e tyre politike fillimisht për ardhjen e Albin Kurtit në inaugurimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair dhe vizitën e tij në Qytetin e Tetovës ku mes tjerash u premtua edhe rruga kufitare Tetovë – Prizren.
Ivan Stoilkoviç për vizitën e Albin Kurtit në 11 Gusht të vitit 2023, deklaroi:

Marketing

“Bora nuk bie që t’i mbulojë mallet, por që t’i shpalos gjurmët e kafshëve të cilët ecin.” Me këtë citat Ivan Stoilkoviç e përshkruan vizitën e Kurtit si jodiplomatike, të pazakontë dhe pa paralajmërim. Ai poashtu vizitën e kryeministrit të Kosovës e konsideron edhe si rrezik për Maqedoninë e Veriut.
Qëndrime të ngjashme kishte edhe partia shqiptare në pushtet – Bashkimi Demokratik për Integrim, gjegjësisht përmes zëdhënësit të partisë, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Shefi i Kabinetit të Ali Ahmetit, zv. Kryeministri dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi, të cilët e ironizuan vizitën e kryeministrit Kurti.
Në pyetje gazetareske, Bujar Osmani u përgjigj: “Nuk kam informacione zyrtare. Me siguri nuk vjen si Kryeministër.”, ndërsa nga ana tjetër përmes rrjetit social facebook, ditën kur kryeministri Kurti ishte në Maqedoni, ai postoi në profilin e tij shkrimin “A mos ka bo vaki najsend!”.
Madje në një intervistë në Top Story kishte reaguar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti ku kishte një mendim kundër Albin Kurtit edhe atë duke shtuar se ‘Albin Kurti ka ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut’’
Për vizitën e Albin Kurtit në Maqedoni, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar që vizita është pjesë e agjendës Qeveritare, dhe se Kurti vjen në Maqedoni si kryeministër i Republikës së Kosovës me ftesë të Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiut në riemërtimin e një prej rrugëve të kësaj komune me emrin e veprimtarit “Adem Demaçit” dhe me ftesë të Kryetarit të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasamit.
Momenti tjetër ku i bën bashk Ivan Stoilkoviçin dhe Ali Ahmetin, është qëndrimi në vijë të njejtë sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur! Në këtë drejtim, në vazhdim do t’i shpalosim qëndrimet e këtyre dy figurave dhe subjekteve të tyre politike.
Deklarata e Stoilkoviçit mbi Ballkanin e Hapur në median Republika: “Ajo që është e dukshme është që Kosova është protektorat nën mbrojtje të bashkësisë ndërkombëtare, por si e tillë është burim i destabilitetit të mundshëm në rajon dhe ata vazhdojnë që ta bëjnë të veten në formë egoiste. Këtë qasje shteti i Sërbisë nuk do ta lejojë më.”
Ndërsa deklarata e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmetit për Ballkanin e Hapur qëndron kështu: “Unë e kam kuptuar Ballkanin e Hapur dhe për atë arsye edhe e mbështesë, që të arrihet pajtimi mes popujve të Ballkanit Perëndimor”. Ahmeti në vazhdim potencon që Ballkani i Hapur është instrument për tu pajtuar Ballkani, ndërsa Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ali Ahmetin e sheh si pionier të Ballkanit të Hapur.
Pavarësisht idesë që Ballkani i Hapur e la pas dore Republikën e Kosovës, Ahmeti dhe Stoilkoviç këmbëngulin që ideja e Ballkanit të Hapur vazhdon të jetë në dobi rajonale, e që në këtë rast tashmë edhe me të gjitha rezultatet analitike del që fitues i vetëm i Ballkanit të Hapur është zhvillimi ekonomik i Sërbisë dhe qasja e tyre në Portin e Durrësit.