Ali Ahmeti: Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes e regresit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me qytetarët e komunës së Dibrës ku të dielën me 14 Nëntor do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale.

Marketing

Në takimet me qytetarë kryetari Ahmeti ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit të komunës së Dibrës, duke ftuar ata që të votojnë për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka dhe të mbështesin programin e tij zgjedhor i cili dukshëm do të përmirësojë cilësin e jetës së qytetarëve.

“Të gjithë qëndrojmë prapa kandidatit tonë dhe porojekteve që ai i prezanton para jush. Dhe të gjitha këto projekte do të realizohen sepse Duka dhe ekipi i tij e ka mbështetjen e BDI-së dhe Qeverisë proeuropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Ahmeti.

Ai poashtu u shpreh se procesi zgjedhor i 14 Nëntorit në Dibër përveç që është i rëndësishëm për zgjedhjen e të parit të komunës, mbi të gjitha është sfidë e përcaktimit mes progresit dhe regresit, mes të ardhmes europiane të vendit dhe stagnimin në zhvillim.

Duke bërë thirrje që të rrethohet numri 3 dhe të votohet Hekuran Duka, Ahmeti tha se Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes dhe regresit.

Sipas tij, dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e arritjes së synimeve të lirisë, barazisë e përparimit të vendit dhe se njësoj të rreshtuar në krah të Uashingtonit dhe Brukselit duhet të vazhdojnë rrugëtimin e zhvillimit të vendlindjes së tyre.