Lideri i BDI -së Ali Ahmeti bëri të ditur se sot në Tetovë do të takojë familjet e dëshmorëve dhe rininë në takime të ndara për ti shënuar 20 vitet e përbashkëta informon Tetovasot.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ka ftuar po ashtu gjithë qytetarët që të festojnë sonte në koncertin e madh që do të mbahet në sheshin kryesorë të Tetovës.
“Ejani të festojmë sonte bashkë në sheshin e Tetovës me fillim në ora 20:30, dy dekada me plot të arritura, dy dekada të organizatës të cilën e përkrahët në vazhdimësi për tu prirë proceseve në vend” ka deklaruar Ahmeti .
Bëhu pjesë e festës, 20 vjet bashkë! u shpreh lideri i partisë më të madhe shqiptare.