Ali Ahmeti e do një Comodita edhe në Shkup (VIDEO)

Një delegacion i lartë nga Maqedonia e Veriut zbarkoi në fabrikën Comodita në Gjakovë.

Marketing

I prirë nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shoqëruar nga kryekuvendari Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ai i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe i Arsimit, Jeton Shaqiri, delegacioni u prit nga pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.

Delegacioni i lartë shqiptar nga Shkupi, interesim të madh patën për ta parë nga afër çdo hapësirë të fabrikës.

Atyre iu shpjegua edhe cilësia e lartë që kanë prodhimet e Comoditas.

Krejt kjo çka panë në fabrikë, për Ahmetin ishte gëzim e madhështi.

“Një investim kaq i madh për Kosovën, 5 mijë familje hanë bukë nga ky organizim, jetojnë jetën, shkollën… Pasuri ma të madhe nuk ka për vendin se këta njerëz që investojnë, rrezikojnë që t’u hynë në shërbim njerëzve”, tha Ahmeti.

Ky tha që gëzimi do t’u dyfishohej nëse një Comodita të njëjtë, korporata Devolli do ta ndërtojë edhe në Maqedoni të Veriut.

“Një kënaqësi të tillë dhe të dyfishtë do ta kisha nëse Devolli, derisa kanë dyqane të vogla, ky gjigand me kaç kapacitet jo për larg të vijë në Shkup e Maqedoni të Veriut”, u shpreh kreu i BDI-së.

Ahmeti tha se është i gatshëm që me të gjitha kapacitetet të përkrahë këtë kompani qlë të gjejë shtrirje edhe në këtë shtet fqinj. https://youtu.be/MMDkquktoBQ